/2L ONLINE/ – Në galerinë e arteve në Viti është hapur ekspozita e fotografisë së gjelbër, ku janë ekspozuar fotografi të realizuara nga artistët pjesëmarrës të ekspeditës ditë më parë në Malet e Karadakut.
Pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishin kryetari i komunës Sokol Haliti, profesori fakultetit të arteve Fahredin Spahia , artistë dhe qytetarë të tjerë. Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativë Mervan Mustafa, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka falënderuar artistët pjesëmarrës në ekspeditën Fotografia e Gjelbër.
Ndërsa drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport Kaltrina Sylejmani, është shprehur se përmes objektivit të aparatit, komuna e Vitisë po paraqet bukuritë e saja natyrore, të cilat do të shërbej për turizëm në të ardhmen.
Ndërkaq në Pozheran janë duke u zhvilluar ndeshje miqësore në futboll ku po marrin pjesë Klube futbollistike të Vitisë, Vllaznia e Pozheranit, Vjosa dhe Veteranët. Po ashtu është zhvilluar në orët e pasdites edhe një ndeshje volejbollit në qendër të qytetit të Vitisë.
Aktivitete të tjera do të mbahen gjatë ditës së nesërme ku do të mbahet edhe seanca solemne e Kuvendit komunal, homazhet që do të zhvillohen te varrezat e dëshmorëve, si dhe nga aktivitetet sportive do të mbahen gara në Atletikë. /2L ONLINE/