Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku ka takuar drejtoren për zhvillim të arteve në Këshillin e Arteve të Irlandës Veriore, Gilly Campbell e cila është në Kosovë për të dhënë ekspertizën e saj në fushën e artit.
Campbell ka qenë pjesë e punëtorisë me ekipin punues për hartimin e Ligjit për Art dhe Kulturë, me ç’rast janë fokusuar tek formimi i Këshillit Kombëtar të Arteve në Kosovë, modeli i Irlandës dhe krahasimi i tyre.
Bashkë me ministrin kanë vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovës, ndërsa kanë diskutuar për punën e këshillit iniciues për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor, blerjen e veprave të artit dhe përvojat e shteteve të tjera.
Në takim ishin të pranishëm edhe Peter Brown, drejtor i përgjithshëm i British Council për Ballkanin Perendimor, Majlinda Mazelliu, zëvendësdrejtore e British Council për Ballkanin Perëndimor dhe drejtore për Kosovë dhe Shqipëri, po ashtu Alisa Gojani, u.d drejtore në GKK dhe Renea Behluli, kryesuese e këshillit drejtues, GKK. /2LONLINE/