Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR), në Kamenicë, në vazhdën e saj të vizitave në terren, ka vizituar fermat e fermerëve që merren me rritjen e shpezëve dhe prodhimin e perimeve.
Qëllimi i kësaj vizite tek ferma e shpezëve ishte dhënia e këshillave rreth teknologjisë së mbarshtimit tek shpezët me sistem të lirë të mbajtjes.
Ndërsa vizita tek fermeri që prodhon perime është bërë për t’i dhënë këshilla rreth të ushqyerit e perimeve me mikroelemente dhe ujitjes së tyre.
Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi, tha se komuna dhe drejtoria të cilën ai udhëheqë do të vazhdojnë vizitat dhe mbështetjet për fermerët e Kamenicës.
“Komuna dhe DBPZHR do të vazhdojë t’i vizitoj dhe ndihmojë fermerët gjithmonë, ndihem krenar me punën e palodhme dhe të pandalshme të fermerëve të komunës sonë”, tha Arifi. /2LONLINE.com/