Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, mblidhen sot në Kukës, në takimin e përbashkët në shenjë përkujtimi për 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe në nderim për të gjithë ata shqiptarë që i pritën të ikurit nga Kosova.
Bëhet e ditur se dy qeveritë do të mblidhen në mënyrë ceremoniale për të kujtuar UÇK-në dhe bujarinë e atyre që hapin dyert e shtëpisë dhe që krijuan lidhje të jashtëzakonshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas një agjende nga Qeveria e Kosovës, përveç kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, prezent do të jenë shumica e ministrave të dy qeverive.