Shumica e subjekteve politike shqiptare të Luginës, në orët e vona të mbrëmjes, kanë arrit marrëveshje parazgjedhore për të përkrahur liderin e Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) Jonuz Musliun, drejt udhëheqjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Burimet e sigurta të Portalit Titullit flasin për dakordim, që nëse këto subjekte arrijnë të marrin shumicën e anëtarëve të KKSH-së në zgjedhjet e 26 tetorit, kandidatë për kryetar të këtij organi do t’a kenë Jonuz Musliun e LPD-së, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc.
Siç flet burimi ynë, i pranishëm në mbledhjen e së martës e zhvilluar në Preshevë, LPD ka arrit marrëveshje me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) si dhe Rilindjen Demokratike (RD).
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike (PD) si dhe të Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL), subjekte këto të cilat kanë arrit marrëveshje mes vete.
Të pesë këto subjekte politike shqiptare që veprojnë në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, paraprakisht janë dakorduar që në rast të fitimit të votave të nevojshme, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, për të marrë timonin e KKSH-së të përkrahet Jonuz Musliu.
Marrëveshja u përmbyll me nënshkrimin e dokumentit me detaje nga kryetarët e partive politike, pjesë të këtij “koalicioni”.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=4664