Ekipi “Tri Bar Euroshop” rrëmben vendin e parë në turneun në futboll të vogël “2 Korriku” në Beguncë të Vitisë.
Në Beguncë të Vitisë është mbajtur ndeshja finale e turneut tradicional në futboll të vogël “2 korriku” në mes të ekipit të Futbollit “Tri Bar Euroshop”, si dhe ekipit futbollistik “Centrum-i”.
Ndonëse gjatë kësaj ndeshje nuk u shënua asnjë gol nga këto dy skuadra loja vazhdoj me penalti, ku ekipi “Tri Bar Euroshop” fitoj ndaj “Centrum-in” me rezultat 5 me 4.
Me një fjalë rasti të pranishmit ju drejtua kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti I cili ka folur edhe mbi rëndësinë e këtij turniri që mbahet për çdo vjet në Beguncë për nder të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut (1990), të cilën e patën miratuar delegatët e dikurshëm të Kuvendit të Kosovës.
Kurse aktivitetet e këtij manifestimi mbahen në bashkëpunim të ngushtë të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Këshillit të fshatit Beguncë.
Gjithashtu ky manifestim është përkrahur edhe nga biznese e donatorë të ndryshëm. Kurse me statutin e Komunës së Vitisë “2 Korriku” është festë publike e cila shënohet me aktivitete të ndryshme sportive në këtë komunë.
Kurse gjatë kësaj dite janë zhvilluar edhe shumë aktivitete të tjera kurse për nder të 4 korrikut- Ditës së shpalljes së pavarësisë së Amerikës u zhvillua edhe një ndeshje miqësore në mes të komunës dhe KFOR-it, Amerikan.