Në kordinim me kryetarin e Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, një ekip mjekësore e QKMF-së në Viti, të shoqëruara edhe nga drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr.Vjollca Kadolli-Halili, kanë vizituar sot qytetarin Petar Peric nga komuniteti kroat, i cili jeton në fshatin Vërnez të Komunës së Vitisë.
Gjatë vizitës përpos shëndetit të tij, është diskutuar edhe për kushtet në të cilat jeton.
Në konsultë me institucionet komunale janë munduar që të bindin qytetarin që të ndërroj vendbanim, ku do të mund t’i ofrohen kushte më të favorshme jetësore, mirëpo përkundër shumë tentimeve, nuk ka pranuar që të lëshoj shtëpinë e tij.
Përndryshe, institucionet komunale do të jenë në kordinimim edhe me DSHMS dhe Shërbimet Komunale në mënyrë që të gjejnë modalitete si ta ndihmojnë nê ardhmen. /2LONLINE/