Në Tiranë, nga data 4 deri më 7 qershor 2024, është mbajtur gara ‘Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qeneve (K9)’ në zbulimin e narkotikëve dhe armeve të vogla.
Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policorë nga Policia e Kosovës- Njësia K9. Në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i PK-së së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik.
Në këtë garë kanë marrë pjesë vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/