Sot më 06.01.2024, Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) shpalli rezultatet përfundimtare të Olimpiadës Matematike të Kosovës – OMK 2024, të mbajtur më 23.12.2023 në Prishtinë.
Ekipi i matematikanëve të rinj të Gjilanit, në një konkurrencë tejet të fortë, i arriti këto suksese:
– Nxënësi Leart Isufi , kl. 8, ShFMU “Selami Hallaqi”, vendi III dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024
– Nxënësja Lejla Pajaziti, kl. 8, ShFMU “Rexhep Elmazi”, kualifikohet të marrë pjesë në EGMO TST 2024
– Nxënësi Deon Cani, kl.9, ShFMU “Esat Berisha” në Llashticë, vendi IV dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024
– Nxënësja Tuana Ajvazaj, kl. 9, ShFMU “Thimi Mitko”,në Gjilan kualifikohet të marrë pjesë në EGMO TST 2024
– Nxënësi Besnik Haziri, kl. 10, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, vendi III dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024
– Nxënësja Era Januzi, kl. 12, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, vendi IV si dhe kualifikohet të marrë pjesë në IMO TST 2024 dhe në EGMO TST 2024
Pra gjithsej 6 nxënës nga ekipi i Gjilanit, u kualifikuan për t’iu nënshtruar testeve TST, të përzgjedhjes së ekipeve shtetërore.
Iu urojmë shumë suksese këtyre fituesve dhe fituesve të tjerë nga mbarë Kosova, në testet kualifikuese TST, për përzgjedhjen e ekipeve të Kosovës për pjesëmarrje në EGMO 2024 në Gjeorgji dhe IMO 2024 në Mbretërinë e Bashkuar!
Festim Shkodra, koordinator i ekipit të Gjilanit