Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ekspedita e saj ka zbarkuar në Riga të Letonisë ku ekipi gjilanas i futbollit do ta zhvillojë takimin kthyes të rrethit të parë kualifikuese të UEFA Conference League kundër skuadrës, FK Liepaja.
Kujtojmë se në takimin e parë që u luajt në stadiumin “ Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra gjilanase, mbështetur nga tifozeria “Skifterat”, kishte mposhtur skuadrën nga Letonia me rezultat minimal 1 – 0, transmeton 2LONLINE.com.
Fitorja minimale, por e vlefshme për ndeshjen e kthimit, u arrit falë lojtarit Albert Dabiqaj, i cili ishte autor i golit të vetëm në sfidën e parë.
Përndryshe, klubi gjilanas pasdite zhvillon seancën e fundit stërvitore në Daugava Stadium të Liepajës, para duelit kthyes të së enjtes, 14 Korrik. /2LONLINE/