KRU Hidromorava ka njoftuar se ekipet teknike të mirëmbajtjes në Viti, pas raportimit të defektit, menjëherë kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të parandaluar rrjedhjet e rrjetit të ujësjellësit në lagjen e Muhaxhereve në Pozharan.
“Ne, ju inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportoni çdo shqetësim apo ndonjë situatë emergjente që lidhet me furnizimin e ujit. Ndihma dhe përkrahja juaj janë të rëndësishme për të siguruar që sistemi ynë i ujësjellësit të funksionojë me efikasitet maksimal dhe të përmbushë nevojat e konsumatorëve tanë.”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës. /2LONLINE/