Në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile, ekipet e Xhenios së Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e komunës së Skenderajt kanë filluar montimin e urës mobile ushtarake ,,Mabey Johnson’’ në fshatin Aqarevë, ku në vërshimet e fundit ura në këtë fshat ishte dëmtuar dhe ishte bërë e pakalueshme.
Ura që do të vendoset për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve ka gjetësin 27 metra dhe pritet të përfundoi Brenda 10 ditëve.
Forca e Sigurisë së Kosovës me kapacitetet e saj është e gatshme dhe e përgatitur për t`ju dal në ndihmë qytetarëve, për të lehtësuar jetën e tyre në rrethanat kur ata gjenden në vështirësi. /2LONLINE/