Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin Mehaj, vizituan kazermën Skënderbeu në Ferizaj, ku grupe nxënësish po ndjekin ligjëratat e njëkohësisht po zhvillojnë dhe aktivitetet praktike në kuadër të pilotprojektit të lëndës Edukim për Siguri, që pritet nga shtatori të jetë pjesë e programit mësimor për më shumë se 2000 nxënës.
Përmes kësaj lënde nxënësit do të marrin njohuritë elementare mbi sigurinë dhe mbrojtjen, me qëllimin që krahas shkathësive dhe pandashëm nga edukimi i tyre arsimor të kultivojnë dhe ndjenën e shërbimit ndaj atdheut, si obligim moral ndaj vendi, njofton Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/