Edicioni i X-të i festivalit mbarëkombëtar i këngës për fëmijë “Mollëkuqet”, edicion për t’u mbajtur mend.
Nje hapje spektakolare me dokumentarin e aktiviteteve të QKA” Mollëkuqet ” dhe sukseseve te saj, duke vazhduar me garuesit të cilët në kor kënduan këngën e fëmijëve ‘’E duam lumturinë’’ .
Gara filloi fuqishëm me garues nga qytete si: Gjilani, Prishtina, Tirana, Shkupi, Presheva, Vlora, Lipjani, Dibra, Malisheva, Ferizaj, Bujanoci, Fushë Kosova, Rahoveci, Ohri e Kumanova, të cilët i kënduan atdheut, jetës, prindërve, festave e librit, kështu duke i lënë radhë edhe mysafirëve speciale që me performancat e tyre mbajtën alegrinë në sallë.
Çmime u ndanë për gjithe garuesit e festivalit, por ishte Emili Dervishi nga Tirana që arriti të rrëmbejë çmimin e parë të festivalit me këngën “Mama” me një vokal të fuqishëm dhe performancë dinjitoze.
Juria profesionale ishte në përbërje : Kushtrim Jakupi (Kryetar i Jurisë) – Gjilan ;
Betime Zylali – Gostivar ;
Denis Taraj – Tiranë ;
Zinçe Mimidinoski – Dibër ;
Avni Qahili – Shkup ;
Një natë e përmbushur me plotë emocione në këtë festival Jubilar, me zërat e fëmijëve fantastik , me moderatorët qe i dhanë plotë sharmë këtij edicioni: Gezim Hajdari & Qendresa Kadriu.
Mos t’i harrojmë dhe mysafirët special që performuan në skenën e madhe: Qendra Don Bosko , Shfmu ” Musa Zajmi “, Ana Maliqi , Ana Ramadani , Buna Berisha , Aron Musliu dhe Dineta Abazi.
Nje falënderim nga zemra për sponsorët që më mbështetën për gjatë këtyre 10 viteve, vite sakrificë, vullnet, përgjegjësi dhe dashuri pafund për fëmijët e talentuar anë e mbanë trojeve shqiptare:
Vali Ranch ; Ëmbëltorja Kimi; 3E-Group ; Afrocom ; Happydecor ; DjTafa ; Proartdesign ; ES-studio ; HK-Studio ; Miros ; Lum Jakupi.
Sponsoret medial : Rtk , Radio Star , Radio Energji , 2lonline , Kryelajmi , Lumipress06
Mirënjohje dhe falënderim: DKRS, Gjilan.
Shihemi ne edicionin e radhës , me plotë risi tjera dhe shpresojmë në mbështetje edhe më të madhe nga Institucionet relevante! /2LONLINE/
Çdo të mirë, ARTA HAZIRI NUHIU