(2L ONLINE) – Derisa kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka kërkuar që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të mos shkoj në Beograd, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka kërkuar, të kundëprtën, për ta bërë këtë vizitë.
Haziri ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se kërkon nga Edi Rama të shkojë në Serbi por edhe të kryej punë atje, duke ndihmuar në zgjidhjen e problemeve në mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan
Ja postimi i plotë i Hazirit.
“Edi, shko në Beograd dhe ndihmo në zgjidhjen e problemeve në mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan. Ideja e rikthimit të kufijve të Kosovës në parimin administrativ të 1956-tës mund të jetë tema kryesore për Kosovën. Kryeministri dhe presidentja jonë nuk po mund të shkojnë. As lideri i opozitës Isa Mustafa. Shpendi i Albinit po thotë mos shko…! Por, dëgjom mua e shko, por shko e kryej punë! Nuk je njeri që heziton me zgjidhë probleme të mëdha se së paku Berlini ta njohu rolin primar në Regjion! Edi, ushtroje këtë rol, bitte! Miku juaj,Lut Haziri nga Gjilani – kryqendra regjionale e Kosovës Lindore ku hynë edhe Bujanoci, Presheva e Medvegja!” /2L ONLINE/