Kryetari i Komunës s ëVitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, ku Vitia është përfituese e Grantit të Përformancës Komunale-Mjedisi i Pastër.
Në Prishtinë u zhvillua sot ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për përformance komunale nga Granti i Performancës Komunale-Mjedisi i Pastër në të cilën përfituese është edhe Komuna e Vitisë.
Me këtë rast kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka marrë pjesë në këtë ceremoni që u organizua në emër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mbështetur nga Deutsche Geselschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ GmbH) , në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Përndryshe, Vitia shpërblehet me grant prej 241 mijë euro për performancën në mjedis. /2LONLINE.com/