Këshilli i punëtorëve dhe punëtorët e kompanisë “Ecohigjiena” në Gjilan, në takimin e përbashkët të mbajtur më 26.04.2017 kanë marrë vendim që datën 1 Maj 2017 e Hënë, ta shënojnë duke mbajtur një protestë.
Protesta mbahet nga ora 13:00 para Teatrit të Qytetit. për të shënuar kështu 1 Majin, si ditë në të cilën punëtorët e Ecohigjienës do të protestojnë për të kërkuar respektimin e të drejtave të punëtorëve, kushte me të mira të punës, paga më të mira, trajtim dinjitozë nga punëdhënësit.
“Protestën e punëtorëve të Ecohigjienës, e bënë edhe me të nevojshme fakti se 17 punëtorë janë larguar nga puna në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme nga menaxhmenti që nga janari I këtij viti dhe ky largim po vazhdon edhe më tutje, ku këtë muaj janë larguar edhe 4 punëtorë të tjerë, e numri i përgjithshëm ka arritur në 21, si dhe kemi paralajmërime se do të vazhdoj edhe më tutje”, thuhet në njoftim transmeton 2LONLINE.
“Kërkojmë që të pasqyrohet kjo ngjarje dhe njëherësh të kontribuoni që zëri dhe shqetësimet tona të mos mbeten vetëm zë i shurdhër por të informohet opinioni dhe institucionet për problemet tona”, thuhet në njoftimin e Këshillit të punëtorëve të kompanisë “Ecohigjiena” Sh.P.K Gjilan, Viti, Kamenicë.