(2L ONLINE) – Kush thotë se ne si popull nuk jemi kreativ! E sa shumë kreativ që jemi ne. E sidomos kur ashtë në pyetje,dredhia,mashtrimi, e gjëra të tjera që kanë të bëjnë me këto të dyja. Si dhe marifetet e tjera që kanë të bajnë me qejfin dhe përfitimet personale!
Dhe mjerisht,e tërë aftësia kreative dhe mentaliteti shoqëror i yni kolektiv mbështetet në këto shtylla. Dhe nuk ka njeri as patriotizëm,a krenari që mundet tani më të ma ndërrojë mendjen në lidhje me këtë!
Po a nuk janë,Gjermanët , Zviceranët, e të tjerë kombe në shtetet e të cilëve kishin arritur shqiptarët, në numër të madh,e të cilët habiteshin dhe ngelnin me gojë hapur nga të bëmat e shqiptarëve në ato vende.
Shqiptarët shpiknin lloj-lloj marifeti për të i krijuar vetes ndonjë favor,dhe nganjëherë ato marifete ishin aq kreative,dhe shpesh tragjiko-kreatve sa që Gjermanët-Zviceranët, etj vështirë, besonin se njeriu mund të bëjë edhe gjana të tilla!!
Unë personalisht kam takuar dhe njohur njeriun tonë, shqiptarë në Zvicër i cili me synimin për të marrë pensionin në Zvicër, kish marrë sakicën dhe në vendin e punës ku ishte duke punuar, kish prerë dhe këputur gishtin e madh të këmbës. Dhe këtë na e ka pohuar ay personalisht!
Pastaj kjo tjetra: Njeri që punonte dachdecker (shqip:Çatimbulues) na rrëfeu njëherë se si kur ka filluar punën për herë të parë, shefi i tij zviceran i kishte tërhjekur vërejtjen që ky mos të kërcente nga Çati-kulmi i shtëpisë, që të pretendojë pension se ky e dinte se ay e kish ba me qëllim!
Dhe plot e përplot gjana të tilla që për fat të keq të vërteta janë.
Dhe çfarë nuk ashtë në gjendje të bëjë ky njeriu ynë!
Tani në kohë ”moderne” ka një modë që kurë organizohen manifestime të ndryshme kulturore e sportive e të ndryshme aktivitete shoqërore me karakter garues,askush gati askush të mos mbetet pa shpërblim!
Në nji manifestim muzikor garues jepet lloj-lloj shpërblimi. Zani ma i trashë ma i hollë,ma i përdredhtë, ma i naltë, ose në garat për miss. Miss patriotja, miss televizori, miss facebooku, miss twitter e tjera shpikje ”kreative”që veç nji tru i korruptuar ”kreativ” mund të i pjellë.
Për këtë arsye dua të jem edhe unë kreativ e të bëjë propozim që kështu disi me kreativitet ta zgjedhim edhe këtë punën e lamshit të veteranëve të ”Luftës”.
Unë për vete kisha propozua që të gjithë popullin tonë ta shpallim veteran. Në fund të fundit të gjithë kemi hequr. Biles në këtë listë ta fusim edhe ndonjë rom, ashkali, e qe besa edhe serb se ashtu-ashtu këtu tek ne duhet me funksionua gjithçka sipas parimit multietnik. E të marrim na krejt kaj rrogë kështu në të hazër e të kënaqemi, bile tash tu errnue! Dhe mendoj se e kishin marrë shtetet e Bashkimit Evropian mbi vete me na sponsorizua, pensionet e veteranit se ndryshe kemi me ia dërgue krejt shqiptarët atje në shtetet e tyre e me jau marrë hala ma të nalta rrogat!
Po mos baftë kjo metodë atëherë të i marrim shembull manifestimet tjera edhe kjo puna e veteranëve të zgjidhet q’ashtu diqysh.
Psh: Krejt ata që nuk kanë mujtë me u pranue si veteranë. T’i kategorizojmë në të tilla kategori se ku kanë qenë në kohë lufte dhe çfarë kanë ba gjatë asaj kohe!
Kategoria e atyre që e kanë pa ëndërr luftën!
Kategoria e veteranëve të çobanëve të luftës!
Kategoria e veteranëve të Bllacës
Kategoria e Veteranëve të Durrësit
Kategoria e veteranëve të atyre që kanë mendua me shkue në lufte por që nuk ua ka mbajt.
Kategoria e veteranëve të atyre që kanë guxue me e këqyr luftën në televizor!…
E plot tjera kategori, që mua për momentin s’po më kujtohen, por e di se njerëzit tanë janë shumë kreativ dhe nuk e lanë me kaq.
Dhe turp të u vijë atyre që nuk i kanë futë edhe ata që nuk kanë pas para me pague, por veç ata që kanë pas. Ani pse janë matrapazë ata duhet të jenë edhe Humanë,pakez. Se ma mos të flasim për turpin e këtyre që kanë aplikuar se biles mu kanë si ata kisha kërkua që edhe pensionet shpërblyese të jenë ma të nalta. Se qysh me jetue e me u kënaqë me kaq rrogë! Po hajt se nashta po i hjekmi edhe qata pak që po prishin punë e na po knaqemi! Me të mira.
/Xhelil ”Veteran” ARIFI/