Këngëtarja me famë botërore, Pink, është bërë me yll në trotuarin e famshëm “Walk of Fame”, në Hollywood.
Pink e vizitoi yllin e saj e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Carey Hart dhe dy fëmijët e tyre: Willow Sage, shtatë vjeçe dhe Jameson Moon, dy vjeç.
“Ne jemi të ngazëllyer për të nderuar një nga artistët më të njohur në botë P!NK!. Ajo është një interpretuese unike që ju lë në një gjendje gëzimi dhe befasie në të njëjtën kohë”, tha Ana Martinez, prodhuese e “Walk of Fame” në Hollywood.
Pink njihet për sukseset e saj në muzikë, madje ajo ka fituar tri çmime ‘Grammy’, ka marrë një shpërblim ‘Emmy’, po ashtu tri çmime ‘Billboard Music’, shtatë çmime ‘MTV Video Music’, përfshirë edhe çmimin nderues ‘Michael Jackson Vanguard 2017’.