Është mbajtur trajnimi me fermerët gjilanas përfitues të projektit për mbjelljen e mjedrës.
Trajnimi është realizuar nga Drejtoria për Bujqësi e komunës së Gjilanit në bashkëpunim me Shërbimin këshillimor (KDC) në kuadër të MBPZHR.
Ermira Isufi dhe Nehat Salihu para fermerëve përfitues dhe zyrtareve të drejtorisë prezantuan aspektin teorik e praktik të kultivimit të kulturës së mjedrës.
Këtë vit 19 fermerë janë përfitues për mjedër me nga 10, 20 dhe 30 ari, duke përfshirë fidanët, sistemi pikë-pikë për ujitje, pompa e ujit 1.5kW, agrofolia, pompa spërkatëse 16 litër me bateri etj. /2LONLINE/