(2LONLINE) – Gjilanasi trembëdhjetëvjeçar Altin Berisha, që jeton në Lucern të Zvicrës, për çdo ditë e më shumë po e shpalos talentin e tij për lojën e futbollit, duke bërë që të vlerësohet për të ardhmen e ndritur prej futbollisti nëse vazhdon në këtë mënyrë.
Berisha mbron ngjyrat e Klubit të Futbollit SC Kriens të Lucernit. Është një lojtar që karakterizohet si njëri nder futbollistët më me perspektiv në grupmoshat e tij dhe, edhe pse luan si mesfushor ai gjerë më tani ka shënuar 7 gola duke dëshmuar kështu që di mirë edhe të tund portën kundërshtare dhe se kemi të bëjmë me një talent që mund ta pret një e ardhme e mirë në këtë sport të popullarizuar, sidomos për shqiptarët që jetojnë në shtetin helvetik, ku shumë prej tyre, tani më janë bërë edhe shtylla kryesore të kombëtareve helvetike në grupmoshat përkatëse.
Tek ky talent i futbollit është karakteristik e veçantë se luan mirë me të dyja këmbët, ndonëse e djathta e tij vlerësohet për precizitet. Është organizator i mirë , veçohet për ndërprerjen e sulmeve të kundërshtarit por mbi të gjitha gjuajtjet e tij precize,
Berisha flet me admirim për futbollin Ai thotë se e do shumë këtë sport, e gjithnjë në zemër dhe me të e gjen qetësinë dhe lumturinë. Tretë në magjinë e saj dhe përmes kësaj magjie do ti pushtojë majat e suksesit.
Ai thotë se në SC Kriens ku ai luan, për më tepër është edhe kapiten i skuadrës, punohet në mënyrë profesionale dhe është një klub që prodhon futbollist cilësorë. Për gjithë kualitetin, dhe talentin që e ka ai i falënderohet trajnerit Zviceran Roland Kurmann i cili, sipas tij, është një trajner shumë i madh, që jep gjithçka nga vetja e tij për të mirën e futbollistëve, por një meritë të veçantë për suksesin e tij ai ia dedikon edhe prindërve të tij që e mbështesin në maksimum.
Ky trembëdhjetëvjeçar, me shtatin 1,70 cm, çka e bën atë një futbollist modern, veç thuhet se është kapur në radarin e menaxherëve të ndryshëm andaj pse jo, mund të pritet , që për të, ta shpërfaq interesimin ndonjë klub i madh i futbollit evropian.
Kur luan ai thotë se është i interesuar të jep kontributin e tij maksimal në fushë, për të realizuar të gjithë atë që e kërkon trajneri nga ai , ndërsa e di që është nën mbikëqyrje të menaxherëve të ndryshëm të klubeve të mëdha evropiane dhe shpreson se gjatë verës mund të bëhet pjesë e ndonjë klubi të madh
E në këtë drejtim e ka përkrahjen edhe të babait të tij Shefki Berisha, i cili beson fuqishëm në talentin e djalit të tij dhe thotë se do e mbështetë duke bërë gjithçka që Altin Berisha të ecë me hapa të sigurt drejt suksesit në karrierën e tij prej futbollistit.
E, trembëdhjetëvjeçari Altin Berisha nuk përton të adresojë edhe një porosi për krerët e futbollit kosovar nga të cilët kërkon të interesohen për të rinjtë që luajnë futboll nëpër klube të ndryshme në vene të ndryshme të diasporës, sepse ka plotë talent në mesin e tyre, të cilët e ëndërrojnë kombëtaren e Kosovës. Ai ka kërkuar që të mos presin të dëshmohen ata si futbollistë e pastaj t’i kërkojnë kur veç janë emra dhe të angazhuar gjetiu. Por, të interesohen për ta shumë më herët ashtu siç po bëjnë edhe vendet tjera . bile atyre u intereso edhe përditshmëria e jo vetëm ajo çfarë shihet në fushë. /2lonline/