(2L ONLINE) – Në festivalin e këngës për fëmijë “Zogjtë e Planetit 2014”, i mbajtur, ditë më parë në Gjilan, vogëlushi nga Kamenica Blend Kastrati u nderua me çmimin e dytë të këtij festivali. Ky ishte edicioni i pestë, ku morën pjesë përfaqësues gati nga gjitha trojet shqiptare. Blendi u paraqit me këngën “Dua të shkoj në shkollë”,teksti dhe muzika Kaltrina Rushiti, orkestrimi Xhevat Rushiti.
Suksese e vogëlushit 6 vjeçar janë në vijimësi, gjë që janë për tu vlerësuar lartë. Blendi edhe më 1 qershor 2014, në festivalin e këngës për fëmijë “LYRA FEST 2014”, përfaqësoi komunën tonë dhe pati një paraqitje të mrekullueshme me këngën: “Instrumentet muzikore” për të cilën juria profesionale e shpërbleu me “Çmimin e Festivalit LYRA”. /2L ONLINE/
foto arkivi