Krenaria e sportit të Kosovës, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg), kampionia e dyfishtë e botës, është bindshëm e para në të gjitha ranglistat botërore. Ashtu si ka thënë edhe vet trajneri Driton Kuka, Majlinda është e paprekshme.
Ajo mban pozitën e parë në kategorinë -52 kg me 3750 pikë në përgjithësi, por ky numër total i pikëve është më i madhi edhe në ranglistën e përgjithshme të xhudistëve nga të dy gjinitë. Ky është një tjetër rekord i Majlindës, pasi që thuhet se deri më tani asnjëherë një xhudiste femër nuk ka qenë e para në ranglistën botërore.