(2LONLINE) – Organizata Jo-Qeveritare NETWORK OF PEACE MOVEMENT –“NOPM “, ka filluar implementimin e projektit “Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore, zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë”. Projekt ky i financuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Qëllimi i këtij projekti është që t’iu mundësoj qytetarëve, veçanërisht atyre jo-shumicë, shoqërisë civile, dhe grupeve të tjera të interesit, të ndërtojnë një qasje demokratike sa i përket të drejtave të tyre në lidhje me sistemin e drejtësisë.
Gjithashtu qëllim tjetër është sigurimi i përputhshmërisë së së gjuhës dhe zbatimin e të drejtave pronësore, gjithashtu qasjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e njohurisë për komunitetet jo-shumicë në lidhje me të drejtat e tyre pranë Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë.
Monitoruesit e OJQ-së, kanë filluar të monitorojnë një numër të seancave , lëndët të cilat janë në proporcion me rastet më të zakonshme që kanë të bëjnë me rastet e pronës në Gjykatën Themelore të Kamenicës .
Në kuadër të projektit do të organizohen katër tryeza të rrumbullakëta mbi të drejtat dhe detyrimet e institucioneve publike dhe gjykatave në drejtim të njëri – tjetrit si dhe me diskutime mbi përputhshmërinë e gjuhës , informatave dhe çështjeve të pronës dhe të drejtave të banimit. Përpos tryezave OJQ-“NOPM”,do të organizojë një vizitë gjykatës ” Dita e Hapur ” për nxënësit e shkollave të mesme , të rinj, anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarët e komuniteteve jo-shumicë.
Në përfundim të projektit do të organizohet një konferencë për shtyp për të paraqitur dhe shpërndarë raportin mbi gjetjet në seancat e monitoruara në Gjykatën Themelore e Kamenicës. /2LONLINE/