Në garën ndërkombëtare të FIS(Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë) në Uludag të Turqisë në disiplinën e sllallomit të madh (GS), skiatorja kosovare e kategorisë U-14, Lirika Deva fitoi përsëri medalje, ku doli e dyta, ndërsa Elena Hoxha doli e teta.
Lirika dje fitoi medaljen e arte ne grupmoshat U14, ndersa sot fitoi medaljen e argjente.
Afër medaljes ishte edhe Kiana Kryeziu në U-16, disiplina sllallom, duke dalë e katërta. Në këtë grupmoshë, e pesta doli, Etna Nura, kurse Eva Deva ishte e shtata.
Në kategorinë U-16 u arritën këto rezultate:
Kiana Kryeziu doli e gjashta, Era Deva doli e shtata, Etna Nura e teta.
Në konkurrencën e meshkujve në kategorinë U-16 Dren Spahiu zuri vendin e tetë.