(2L ONLINE) – Edhe një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Rajonin e Gjilanit. Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në afërsi të Llabjanit me këtë rast një qytetar serb nga Parallova ka humbur jetën ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.
Rastin për Portalin 2L ONLINE, e konfirmon edhe Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. Ai ka thënë se aksidenti dyshohet të jetë pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë dhe përplasjes së veturës, e tipit “Zastava”, me tabela vendore, jashtë rrugës.
“Trupi i pajetëi të ndjerit është dërguar në obduksion. Trafiku ashte duke i udhëheq hetimet lidhur me këtë rast tragjik. Aksidenti ka ndodh mbrëmë në ora 19;00. Përndryshe bashkëshortja e të ndjerit është e lënduar por jashtë rrezikut për jetë. Ajo është trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit”, ka bërë të ditur toger Ismet Hashani.
Përndryshe, javë më parë, në Rajonin e Gjilanit, janë shënuar edhe dy raste të tjera të aksidenteve të trafikut me fatalitet. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/