Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Autizëm, Komuna e Kamenicës, përkatësisht Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli Kastrati, organizoi një takim virtual, në të cilin morën pjesë psikolog dhe pedagog të shkollave, mësimdhënës, prindër, nxënës, përfaqësues nga HandiKOS si dhe OJQ.
Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, pasi hapi takimin tha se si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë, shënohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth çrregullimit të spektrit të autizmit.
“Nga ky takim u nxorrën këto rekomandime:
– Sigurimi i databazës me statistika sa i përket numrit të personave me Autizëm në komunën e Kamenicës
– Fushata sensibilizuese sa i përket ndërgjegjësimit të qytetarëve sa i përket Autizmit
– Inicimi për hapjen e një Qendre për Persona me Aftësi të Kufizuara – Personat me Autizëm dhe ofrimi i shërbimeve psiko sociale.
– Secili të kontriboj në të mirë të Personave me Autizëm”, tha ajo.
Edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se Dita Botërore e Autizmit na rikujton luftën mbi ndërgjegjësimin e njerëzve për personat autik.
“Dita Botërore e Autizmit, na e rikujton çdo ditë luftën mbi ndërgjegjësimin e njerëzve për personat autikë. Këta persona kanë prirje të veçanta, prandaj është shumë i domosdoshëm mbështetja që ne si shoqëri ia bëjmë. Sot në shkollat tona kemi psikologë e pedagogë, që janë prapa secilit nxënës pavarësisht të veçantave që mund të kenë”, tha Kastrati.
Gjithashtu gjatë ditës janë shpërndarë fletëpalosje qytetarëve të grupmoshave të ndryshme me informacione sa i përket Autizmit. /2LONLINE.com/