Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Grupin e Grave filluan me mbajtjen e dëgjimeve publike nëpër lokalitete për planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020
Sot, u mbajt dëgjimi publik në fshatin Hogosht të Kamenicës, me ç’rast morëm edhe opinionet dhe kërkesat e qytetarëve të këtij lokaliteti.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica prezantoi para banorëve te këtij fshati buxhetin e planifikuar për vitet 2018-2020 dhe kërkoi nga ta që të paraqesin ato kërkesa që kanë më shumë nevojë banorët e fshatit Hogosht, duke u premtuar se ato kërkesa me prioritet më të madh do të mirën parasysh.
Si prioritete primare banorët e fshatit Hogosht i paraqiten: Rrjetin e ujësjellësit, pasi që e kanë burimin e ujit nga Kika, Kanalizimin , Ndriçimin publik në një pjese të vogël të fshatit, Trajnime për gratë në fusha të ndryshme si në: (rrobaqepësi, frizere), si dhe nuk munguan falënderimet drejtuar komunës për mbështetjen e ofruar për fshatin e tyre.