Dita Botërore e Zemrës mbahet çdo vit më 29 shtator në nivel global, me qëllim ndërgjegjësimin, edukimin dhe informimin e qytetarëve për sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Në kuadër të Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor, mjekët dhe infermierët familjarë të QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan kanë realizuar një aktivitet para QKMF-së, ku qytetarët u këshilluan dhe u informuan për zemrën e shëndoshë me moton “Vepro! Me zemër për zemër”.
Gjatë aktivitetit është bërë matja e tensionit arterial, këshillimi për aktivitet fizik dhe ushqim të shëndetshëm, si dhe është shpërndarë material edukativo-shëndetësor. Mesazhet kryesore ishin: Të jemi aktivë, të ushqehemi shëndetshëm, të mos tymosim duhan, të bëjmë vizita të rregullta te mjeku familjar, BëNë Të DITUR qkmf-JA E Gjilanit. /2LONLINE/