Prindërit, si besimtarë fanatikë kishin kundërshtuar që vajza e tyre të merrte pjesë në orët e notit së bashku me shokët e klasës pasi që ata mund ta shikonin atë me rroba banje
Vajza myslimane 14 vjeçe nga Obersiggenthal-i i kantonit Aargau përfundimisht nuk do të lirohet nga detyrimi për të marrë pjesë ne orët e notit, se bashku me djemtë e klasës. Një vendim të këtillë e ka marrë Gjykata Federale, shkalla më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës. Sipas këtij vendimi, ankesa e prindërve të vajzës se u shkelet liria fetare është e pabazë pasi që detyrimi për integrim në këtë rast ka më shumë peshë se sa respektimi i lirisë fetare, transmeton albinfo.
Prindërit, si besimtarë fanatikë kishin kundërshtuar që vajza e tyre të merrte pjesë në orët e notit së bashku me shokët e klasës pasi që ata mund ta shikonin atë me rroba banje. Pasi që e kanë marrë edhe vendimin e gjykatës më të lartë, prindërit e vajzës janë pajtuar me fatin dhe kanë theksuar se çështjen nuk do ta çojnë në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Straburg.