DYLON

“Edhe Mustafa pat ironizuar me qytetarët dhe humbi, i njëjti fat e pret edhe Lutën”

“Edhe Mustafa pat ironizuar me qytetarët dhe humbi, i njëjti fat e pret edhe Lutën”
Avatar photo Redaksia

Vetëvendosje, Qendra në Gjilan iu është kundërpërgjigjur Lutfi Hazirit, kandidatit që LDK e ka nominuar për garën për kryetar komune, pasi ky kishte “thumbuar“, me deklaratën e tij, të thënë në takimin e degës së LDK-së, se: “Dy partitë rivale në Gjilan dalin me kandidatura ‘herë unë e herë baci’ sepse janë parti të kusherinjve, të djemve të axhës. Kjo logjikë kurrë nuk ka pasur vend në LDK sepse ne jemi parti e vlerave dhe e konkurrencës, e jo e familjarizimit…”

Për më tepër shih: Luta ironizon me kandidaturat e rivalëve: ‘herë unë e herë baci’!

Por, kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Besa Baftiu iu është kundërpërgjigjur Hazirit, duke ia rikujtuar atij, ironinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, se Prishtinën e fiton me duar në xhepa, dhe pastaj humbi, dhe se i njëjti fat e pret edhe Lutfi Hazirin-Lutën.

EkoHigjiena

“Luta paska filluar të ironizojë, siç paskan thënë mediat, mirëpo edhe Isa Mustafa në zgjedhjet e vitit 2013 pat ironizuar me qytetarë se – Prishtinën e fitojmë me duar në xhepa, por u pa se kush doli të jetë fitimtar – Lëvizja Vetëvendosje që ishte gjithmonë afër qytetarëve e, jo ata që qëndronin me duar në xhepa”, ka thënë Baftiu.

Ajo ka shtuar se qytetarët vendosën me 11 qershor se kujt i përket ta qeverisë Gjilanin, pra Lëvizjes Vetëvendosje dhe se po ashtu më 22 tetor, vetëm se do të rikonfirmohet se Gjilani do të jetë i qytetarëve dhe i Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.