Luta ironizon me kandidaturat e rivalëve: ‘herë unë e herë baci’!

Luta ironizon me kandidaturat e rivalëve: ‘herë unë e herë baci’!

Pas mbajtjes së konventave programore të Forumit të Gruas, Forumit të Rinisë, nëndegëve, grupit të këshilltarëve e komisioneve të degës, sot Lutfi Haziri-Luta, nënkryetar në nivel qendror i LDK-së, ka marrë mbështetje edhe në tubimin e degës së kësaj partie në Gjilan, për t’i prirë, siç u tha, Komunës edhe në katër vitet e ardhshme.

Para strukturave të LDK’së, Haziri ka shprehur falënderim për këtë përkrahje të madhe, ndërkaq për kundërkadidatët përcolli edhe mesazhet e tija thumbuese.

“Dy partitë rivale në Gjilan dalin me kandidatura ‘herë unë e herë baci’ sepse janë parti të kusherinjve, të djemve të axhës. Kjo logjikë kurrë nuk ka pasur vend në LDK sepse ne jemi parti e vlerave dhe e konkurrencës, e jo e familjarizmit. Ata paralajmëruan befasi duke aluduar në njerëz të rinj, por paraqitën kandidatura që janë më të vjetër se unë në moshë. Nga kjo sallë, unë rivalëve iu ofroj ndershmëri politike, por qysh ta lypin, kemi me ua kthy”, tha Haziri.

Haziri tha se LDK e ka për bazë besimin në Zot, familje e atdhe, duke thënë se dëshirojmë që familjen gjilanase ta bëjmë sinonim i familjes së mirë në shtet.

Haziri ka folur para të pranishmëve edhe për atë se si e ka gjetur Komunën e Gjilanit me të marrë mandatin.

“Besoni ose jo, Komuna ka qenë si ‘shitore e thyer’. Me borxhe mbi 9 milionë, me buxhet për investime për gjynah, pa asnjë investitor. Ne kemi arritur t’i shlyejmë shumicën e borxheve, kemi krijuar disiplinë bixhetore dhe kemi funksionuar me ‘dietë të ashpër në shpenzime. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi e kemi kthyer kujdesin e Prishtinës, Tiranës e qendrave të mëdha europiane, duke lidhur partneritete në investime për projekte multimilionëshe”, tha Haziri.

Duke përmendur investimet e mëdha në bujqësi, arsim, shëndetësi, infrastrukturë e resorë tjerë, Haziri tha se LDK ia ka kthyer dinjitetin qytetarëve të Gjilanit. Ai tha se është shumë i rëndëshëm fakti që ka pasur barazi sa i përket invetimeve në qytet dhe fshatra.

“Fillimisht, po ju them se me subvencionet për bujqësi, i kemi forcuar familjet bujqësore gjilanase. Ndërsa, sa i përket programit të katërshes infrastrukturore, jemi tashmë në përfundim. Po ashtu, lumi “Mirusha” në konsultim me banorët po përfundohet dhe po bëhet një shetitore e mirë, ndërsa shumë shpejt fillojmë me ndërtimin e shtratit të “Stanishorkës”. Hyrje-dalja Gjilan-Bujanoc është përfunduar, është duke u punuar ajo Gjilan-Ferizaj, ndërsa ajo Gjilan-Prishtinë do të nis shumë shpejt. Dhe në fund, është Autostrada Gjilan-Prishtinë, ku brenda pak javësh do të shpallen punimet. Këto janë veç projekte kryesore, duke mos i përmendur qindra projekte të tjera”, tha Haziri.
Nënkryetari i LDK’së ka shfaqur besimin se gjilanasit do t’i ofrojnë mbështetje plebishitare për t’i vazhduar punët e hajrit.

Me pietet në këtë tubim kanë folur edhe personalitetit e degës, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Ramiz Ramadani, Avdyl Aliu dhe Rina Ahmeti .

Ndërkohë, në këtë tubim u tha se Dega e LDK’së në Gjilan do të organizoj takime në çdo lagje e fshat për t’i marrë kërkesat e qytetarëve dhe për t’i inkorporuar në programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

KOMENTE