(2L ONLINE) – Pas themelimit të Këshillave në disa fshatra të Komunës së Gjilanit, edhe Livoçi i Epërm tash është bërë me Këshill shtatë anëtarësh. Me një pjesëmarrje të kënaqshme të banorëve dhe me anë të votimit, kryetar i Këshillit të fshatit Livoç i Epërm është zgjedhur mbrëmë Idriz Ramadani.
Kryesuesi i Komisionit Komunal Avdy Aliu, i ka uruar me këtë rast fshatit Livo i Epërm për zgjedhjen e Këshillit të tyre, duke thënë se tashmë do ta keni më të lehtë që t’i adresojnë problemet e tyre që për t’i zgjidhur në sektorët përkatës të Komunës së Gjilanit.
Procesi i konstituimit të Këshillit lokal të Livoçit të Ulët ka rrjedhë në mënyrë të kënaqshme pa asnjë pakënaqësi.
Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës z. Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Këshilli i fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara si më poshtë:
– Kujdeset për planifikim urban dhe rural;
– Kujdeset për furnizim me ujë, rregullimin e kanalizimit, drenazhimet etj.;
– Kujdeset për ofrimin e shërbimeve publike efikase;
– Kujdeset që qytetarëve t’u ofrohet mbrojtja shëndetësore primare;
– Kujdeset për mbrojtjen lokale të ambientit;
– Kujdeset për zhvillimin e turizmit;
– Kujdeset për sigurimin e hapësirave të hapura dhe varrezave;
– Kujdeset për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive;
– Bashkëpunon me organet Komunës dhe organizatat tjera për çështjet me interes për lokalitetin;
– Evidenton dhe paraqet prioritetet e lokalitetit para organeve të Komunës;
– Merr pjesë në emër të qytetarëve të lokalitetit në financimin e çështjeve që janë pjesë e
marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës;
– Kujdeset për organizimin e aksioneve vullnetare në interes për lokalitetin dhe
– Kryen edhe detyra të tjera të cilat mund të jenë të bartura nga Kuvendi i Komunës ose Kryetari i Komunës në pajtim me ligjin dhe Statutin e Komunës./2L ONLINE/