(2L ONLINE) – Naipi është një katundarë nga Budriga i cili në kohë ka mësuar se si të i mbijetohet kohërave të vështira. Ay ka tezgën në katundin e tij mu në skaj të udhës nga Gjilani për Ferizaj. Momentalisht, ay në këtë tezgë shet prodhimet bujqësore të sezonës. Kunguj dhe hutina – kështu i thonë këndej!
Ay thotë se me këtë biznes ka fillua të merret nga zori. “Kom punue në një organizatë që quhej “Mladost” por dikur mbeta pa punë. Kështu që më duhej të merresha me diçka që të mbajë familjen. Dhe pas lufte fillova me këtë biznes. Dhe më besoni isha i pari. Pastaj filluan edhe të tjerët dhe tani e gjithë rruga anësore është mbushur me persona që shesin sikur unë deri nji km e tutje prej këtu! Unë këtu-vazhdon ay-shes edhe tjera sorte bujqësore. Varet nga sezoni.P.sh. Rasat, Shalqi e pjepna etj..dhe nxjerr nji pagë 300-400 euro sa për të ushqye familjen. Punoj shumë por ajo që më mundon është se këto ara për punë i marr me qira. Sikur të i kisha të miat do ishte akoma ma mirë”, përfundon ay.
Dhe drejtohet nga blerësi i radhës që i kërkonte tre kunguj të cilëve do i merrte farat për të i hëngër.
Një shembull interesant për tu nxjerrë nga varfëria!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/