Në Festivalin Ndërkombëtar “Katerini 2024” në Greqi, triumfuam duke fituar çmimin “Super Grand Prix”, dhe çmimet e para, të dyta dhe të treta.
Fitueset tona ishin:
Ilda Nuhiu, me këngët “Suus” dhe “Stand Up”, e cila rrëmbeu çmimin “Super Grand Prix, në kategorinë për moshat 13-15 vjeç.
Dineta Abazi, me këngët “Hana” me çmimin “Best Original Song” dhe “Shqipe me dy krena”, duke fituar çmimin e parë në kategorinë për moshat 10-12 vjeç, vendin e parë në vallëzim dhe vendin e tretë në instrumental.
Lina Demiri, me këngët “Shallow” dhe “E dehun jam”, e cila fitoi çmimin e parë, në kategorinë për moshat 16-18 vjeç.
Alea Dvorani, me këngët “Jemi Shqipëri” – fitoi çmimin “Best Original Song”, “Set Fire To The Rain” .
me vendin e dytë, Kënga “Baresha” çmimi i parë për kategorinë 10-12 vjeç dhe vendin e parë në piano.
Alisa Dvorani me këngën “Ditëlindja”, rrëmbeu çmimin “Best Performance”, dhe vendin e dytë për kategorinë 4-6 vjeç.
Ne jemi shumë krenarë me fitueset tona, dhe i inkurajojmë që të mos ndalen asnjëherë, sepse Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet” do t’i mbështesë gjithmonë!
Me shumë respekt,
Drejtoresha e QKA “Mollëkuqet”,
Arta Haziri-Nuhiu