DYLON

LDK: Ekzekutivi i Gjilanit po dëshiron ta ngulfasë kritikën

LDK: Ekzekutivi i Gjilanit po dëshiron ta ngulfasë kritikën
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan përmes një komunikate vlerëson se Ekzekutivit të Gjilanit po i pengon që Kuvendi Komunal është shpallur si më aktivi e prokuktivi në Kosovë, po dëshiron ta ngulfasë kritikën.

“Ekzekutivi i Gjilanit po dëshiron ta dështojë edhe Kuvendin Komunal, pasi asambleistët e LDK-së u shpallën si më aktivë e produktivë në nivel të Republikës. Këtë sukses duket se  nuk do ta falin dhe pushteti po mundohet në çdo formë që të mos e lejojë transmetimin medial, duke tentuar ta ngulfasë kritikën dhe fjalën e këshilltarëve të zgjedhur”, thuhet në komunikatë. 

EkoHigjiena

Ja komunikata e plotë:

Ekzekutivit të Gjilanit po i pengon që Kuvendi Komunal është shpallur si më aktivi e prokuktivi në Kosovë, po dëshiron ta ngulfasë kritikën.

Ekzekutivi i Gjilanit e ka degraduar Komunën në atë shkallë sa që në matjet e fundit, Instituti Demokratik të Kosovës (KDI) e ka ranguar komunën si më jotransparenten në Kosovë. 

Ndërsa, në vlerësimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna e Gjilanit rangohet po ashtu në fund të pusit me performancë, madje më poshtë se Ranillugu e Parteshi.

Ekzekutivi i Gjilanit po dëshiron ta dështojë edhe Kuvendin Komunal, pasi asambleistët e LDK-së u shpallën si më aktivë e produktivë në nivel të Republikës. Këtë sukses duket se  nuk do ta falin dhe pushteti po mundohet në çdo formë që të mos e lejojë transmetimin medial, duke tentuar ta ngulfasë kritikën dhe fjalën e këshilltarëve të zgjedhur. 

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndjen keqardhje me këtë mospërfillje që u bëhet asambleistëve të zgjedhur nga populli me votë demokratike. Ekzekutivi i Gjilanit e ka për obligim që ta sigurojë transmetimin medial i cili ka qenë praktikë 20-vjeçare dhe model për Kosovën. 

LDK, si partia më e madhe në Gjilan, do të vazhdojë të jetë bashkëpunuese për interesat e qytetareve me të gjitha grupet politike, por nuk do të ketë asnjë kompromis pa u siguruar që zëri i asambleistëve të përçohet përmes mediave siç ka qenë gjithmonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.