(2L ONLINE) – Edhe Komuna e Kamenicës ka paraparë aktivitete të ndryshme në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2015”, të cilat do të fillojnë me 16 janar dhe do të përfundojnë me 23 janar.
Përfaqësues të Komunjës ës Kamenicës, përkatësisht të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë Manifestimi duke e bërë të ditur edhe progrmain e saj:
Programi i manifestimit
16 Janar – ora 14:00
Në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati”
Akademi Përkujtimore për atdhedashësin Mumin Kastratin e organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës Begzad Sinani në bashkëpunim me Shoqatën e të Burgosurve Politik,
19 Janar – ora 14:00
Ndarja e mirënjohjeve për lexuesit e vitit 2014
Në bibliotekën e qytetit në Kamenicë,
20 Janar
Ligjëratë në shkollat fillore,
Vizitë në Shkollën Fillore “Nuhi Berisha“ në Tugjec
Vizitë në Shkollën Fillore “Rexhep Mala“në Topanicë,
21 Janar
Vendosja e luleve pranë Lapidarit të atdhetarëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, në Gjilan dhe vizitë Shtëpisë Muze ”Kadri Zeka”,
22 Janar ora 13:00
Zgjedhja e sportistit të vitit 2014,
Ndarja e mirënjohjeve për artistët e dalluar të vitit,
23 Janar ora 14:00, Gara në shenjëtari.