Ndeshja e xhiros së gjashtë të Superligës së Turqisë ndërmjet Galatasarayt dhe Fenerbahçes do të ketë një rëndësi të dyfishtë për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Pos që do të jetë derbi i parë i Stambollit për të, Muriqi do të jetë edhe nën vëzhgim të skautëve të skuadrës kampione të Italisë, Juventus, bëri të ditur gazeta turke “Hurriyet” të dielën.
Muriqi 25-vjeçar me formën që po kalon së fundi ka bërë që për të të interesohen skuadra të mëdha.
Ndër skuadrat e interesuara janë edhe Manchester Unitedi e Tottenhami. Mirëpo, së fundi ka shprehur interesim edhe Juventusi.