Zenun Pajaziti, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të komunës së Gjilanit, ka takuar banorët e lagjes “Iliria” ku u dëshmua edhe njëherë se kthimi i madh i fitores së PDK-së po vjen.
Data 22 tetor, është datë e cila do të shënohet në historinë e qytetit, si datë e kthimit të qeverisjes për qytetarët e Gjilanit.
Mbështetja për Zenun Pajazitin kryetar të Gjilanit, çdo ditë e më shumë po rritet, fuqizohet, dhe me 22 tetor, do të kurorëzohet me fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Zhvillimi ekonomik po kthehet në Gjilan. Kujdesi dhe shërbimi për qytetarët po vjen. Mirëqenia, qeverisja e mirë, zona ekonomike, infrastruktura me standarde evropiane, shkollat moderne, përkujdesja sociale, lumenjtë e pastër, fondi për punësimin e të rinjve, do të jenë prioritetet tona kryesore”, theksoi kryetari Pajaziti gjatë këtij tubimi.
Sponsorizuar nga PDK