(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot peticionin kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike duke thënë se shtrenjtimi i saj është i papranueshëm sepse prekë rëndë buxhetin e qytetarëve.
Haziri në rrjetin social ka bërë të ditur se peticionin e ka nënshkruar bashkë edhe me kryetarët e regjionit të Anamoravës. Ja postimi i plotë në profilin e tij zyrtar:
“Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin dhe kryetarët tjerë të regjionit të Anamoravës, nënshkruam peticionin kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Shtrenjtimi i energjisë elektrike është i papranueshëm sepse prekë rëndë buxhetin e qytetarëve. Me përkrahjen ndaj këtij peticioni, i cili është organizuar nga 70 OJQ, si kryetar i Komunës së Gjilanit u bëjë thirrje që të mos ndodhë shtrenjtimi i rrymës që rëndon akoma më shumë gjendjen sociale, e i cili po bëhet për interesa të ngushta të dikujt. Gjithmonë me popullin! LH” /2L ONLINE/