Edhe Komuna e Gjilanit simbolikisht e ka shënuar “Javën Evropiane të Lëvizshmërisë”, duke bërë, për pak kohë, shëtitje/xhiro me biçikleta, në rrugën “Idriz Seferi”,në qendër të Gjilanit, si simbolikë për vetëdijesim që të përdorën sa më pak mjete që ndotin mjedisin dhe të gjenden alternativa tjera, për një mjedis më të shëndetshëm për të gjithë, transmeton 2LONLINE.com.
Pra, pikërisht sot, për të shënuar “Javën Evropiane të Lëvizshmërisë”, Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Kulturë , Rini e Sport, në bashkëpunim me Klubin Urban Bike 06, kanë organizuar shëtitje/xhiro me biçikleta me moton, “Lëvizim pa Makina”, një simbolik me të cilën i bashkohen kampanjës vetëdijësuese për mbrojtje të mjedisit, duke shmangur, së paku për një ditë, përdorimin e automjeteve.
Organizmin e kësaj ngjarjeje simbolike vetëdijësuese e ka ndihmuar edhe Policia e Kosovës. /2LONLINE/