/2L ONLINE/ – Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, ua ka përkujtuar deputetëve kolegë, e veçmas atyre që vijnë nga regjioni i Gjilanit, tribunin e popullit Ramiz Cernicën, si shembull i përfaqësimit të denjtë të popullit, duke kërkuar nga të gjithë, që nesër mos ta votojnë demarkacionin.
Ajo ka kërkuar nga kolegët deputet, të përfaqësojnë vullnetin e popullit në kuvend e jo të partisë, ngase, siç thotë ajo, vullneti i popullit është që të mos kalojë kjo formë e demarkacionit.
Ja çfarë thotë tutje deputetja Baftiu, që njëherësh është edhe kryetare e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
“Kolegë deputetë, dita e 1 shtatorit është dite shumë e rëndë për shtetin tonë sepse qeveria e cila po udhëhiqet nga njerëz të korruptuar, të kriminalizuar ka vendosë ta sjellë në kuvend një akt tradhtie që ne si deputet ta legjitimojmë. Akte të tilla tradhtie historia jonë jo edhe shumë e largët ka pasur, por vula e atyre që i ndihmuan këto procese mbetet tradhtarë. Emrat si Ahmet Zogu, Rrahman Morina, Aliu Shukriu e tani Isa Mustafa e Hashim Thaçi janë emra që do tē mbeten ne histori tradhtar. Ndërsa emri i përfaqësuesit të regjionit të Gjilanit heroit të kombit Ramiz Cërnica është emër i cili, sa të ketë shqiptarë, simbolizon përfaqësuesin më të denjë popullit shqiptar sepse ne Konferencën e Prizrenit me 1945, ku tradhtarët e vendit kishin vendosur që të bëjne aneksimin e dhunshëm të Kosovës, nga Serbia , Ishte Ramiz Cernica delegat i Rrethit të Gjilanit, i cili shprehu vullnetin e popullit.
Po citojë një pjesë të fjalimit të Ramiz Cërnicës për të rikujtuar kolegëve deputetë, e sidomos atyre që janë nga Gjilani.
“Unë jam i deleguar i popullatës së rrethit të Gjilanit, këtu sot po vendoset për fatin e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. Siç dëgjova nga referati i paraqitur më parë, partia paska vendosur që Krahinën tonë të ja bashkangjes Serbisë, pa e pyetur fare popullin e saj. Unë shpreh mospajtimin tim me këtë synim dhe prejudikim. Populli i Krahinës sonë është kundër bashkimit me Serbinë, ai është për bashkim me Shqipërinë. Nuk dua që brezat e rinj të më mallkojnë përjetë” – përfundim citati.
Prandaj, kolegë deputetë përfaqësoni vullnetin e popullit në kuvend e jo të partisë. Vullneti i popullit është që të mos kalojë kjo formë e demarkacionit”. /2L ONLINE/