Drejtues të klubit gjilanas të futbollit, Drita kanë bërë me dije se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin, Ardian Cuculi edhe për dy vitet e ardhshme.
“Cuculi është një prej lojtarëve kyç të skuadrës andaj drejtuesit e klubit i kanë besuar që të jetë me ne deri ne vitin 2022”, thuhet në njoftimin e klubi, transmeton 2LONLINE.com.
Drejtori sportiv, Valon Zymberi është shprehur tejet i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Cuculin, të cilin e konsideron tejet të rëndësishëm në projektin e madh që ka klubi.