Klubi i basketbollit Bashkimi do të takohet sonte me BC Barsy Atyrau në kuadër të fazës së grupeve në Ligën Ballkanike.
Prizrenasit do ta presin në shtëpi ekipin BC Barsy Atyrau, në ndeshjen që do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” duke filluar nga ora 19:30.
Bashkimi gjendet në pozitën e fundit në tabelë me 11 pikë, prej tyre vetëm 1 fitore e 9 humbje. Statistika të njëjta ka edhe kundërshtari i sontëm i kampionit aktual të Kosovës.
Prandaj, ndeshja do të luhet pa favorit apsolut dhe Bashkimi mund të fitojë pikë të plota nga kjo përballje.