Sport Club Gjilani ka njoftuar për prurjen e re në klub, të Arens Matelit që luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga radhët e FC Prishtinës.
“Në të kaluarën 22 vjeçari ka qenë pjesë e FC Ballkanit, ekip me të cilin fitoi edhe titullin kampion edicionin e kaluar, ndërkohë që formimin e nisi te KF Tirana, për të luajtur më pastaj edhe te FK Kukësi”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Për një kohë ai ishte pjesë edhe e ekipit turk Akhisarspor.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arensit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që ka klubi”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuq e bardh. /2LONLINE/