Mbrëmë në mesnatë ka skaduar afati ligjor që partitë politike të dërgojnë listat e deputeteve për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por,organi i zgjedhjeve u ka dhënë edhe 24 orë afat partive për të bërë përmirësime në listat e tyre. Në garë janë 32 subjekte politike; nga to 19 parti politike, 7 nisma qytetare, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.