/2L ONLINE/ – Punëtorët e Kompanisë “EcoHigjiena”, ka ndërprerë sot grevën dhe kanë filluar punën pasi, siç shprehen përfaqësuesit e Këshillit të Punëtorëve, kanë arrit një marrëveshje me Komunën e Gjilanit, të cilët kanë ofruar garanci për përmbushjen e kërkesave të tyre duke përfshirë edhe shpalljen e konkursit për drejtor ekzekutiv të kompanisë. Siç dihet kërkesë e Këshillit të Punëtorëve ishte edhe dorëheqja e UD të drejtorit ekzekutiv Senad Ramaj.
Hamdi Sejdiu nga Këshilli i Punëtorëve të “Eco-Higjiena”, ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se kanë marrë garancione nga Komuna, përfaqësuesit e saj, që janë pjesë e Komisionit të Aksionarëve, pjesë e Bordit të Kompanisë si dhe të dy drejtorive komunal, asaj për Shërbime Publike (SHB) dhe për Zhvillim Ekonomik (ZHE), se do të përmbushen kërkesat e tyre.
Sejdiu tha se kanë pranuar edhe shkresën nga Xhelal Jetishi, kryesuesi i Komisionit të Aksionarëve, Muhadin Haziri, anëtar i Komisionit të Aksionarëve, Xhelal Shabani, anëtar i Bordit, Fatmir Hoxha, anëtar i Bordit, Naser Korça, drejtor i Shërbime Publike dhe Agim Zuzaku drejtor i Zhvillimit Ekonomik., me të cilën bëhet e ditur se janë në dijeni me kërkesën e punëtorëve për dorëheqje të UD të drejtorit ekzekutiv, e ku në mbledhjen e Bordit është vendos që të hapet konkursi dhe më së largu deri në shtator të zgjidhet një kryeshef ekzekutiv i ri.
Sejdiu ka thënë se janë marrë këto garancione që, të shpallet konkursi më së largu deri më 22 korrik, më së largu deri në shtator të zgjidhet kryeshefi (drejtori) ekzekutiv, pastaj të mos merren masa disiplinore ndaj protestuesve , siç janë ndalesa në paga dhe suspendime të punëtorëve,
Sejdiu tha se është garantuar nga komuna se në EcoHigjienë, do të ketë një zyre për partnerin publik gjegjësisht Komisionin e Aksionarëve , ku aty do të vendoset kryesuesi Xhela Jetishi, sepse ky është partneritet dhe nuk është kompani private, dhe ky do të garantonte mbrojtjen e interesit të palës publike , punëtorëve dhe kapitalit të kompanisë.
Po ashtu Sejdiu tha e është premtuar edhe largimi i sigurimit privat, sepse konsiderohet provokim dhe imazh i keq për Kompnainë dhe klientelen.
I pyetur për atë se në qoftë se pala private nuk i përfill këto çështja që kanë ndalë nga kjo marrëveshje me komunë, Sejdiu tha se “ne e dimë që Komuna ka garantuar për këto dhe se nëse nuk i përmbush atëherë edhe bojkoti mund të kthehet”. /2L ONLINE/