Ecohigjiena ka një njoftim për qytetarë.
Njoftimi i plotë:
Duke pasur parasysh Ligjin “Për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës” Nr.03/L-064, i njoftojmë të gjithë qytetarët se me rastin e festës për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së kontinuitetit të shërbimeve dhe plotësimit të nevojave vitale të qytetarëve, se më datën 17 Shkurt 2022 ( E Enjte), do të punojnë vetëm ekipet grumbulluese të mbeturinave të Kompanisë “Eco-Higjiena” SH.P.K. në Gjilan, duke përfshirë Njësitë Punuese Kamenicë, Viti dhe Novobërdë.
Punëtorët e angazhuar me këtë rast do të trajtohen sipas Ligjit mbi punën për festat zyrtare. /2LONLINE/