“Përkundër reparimeve të nevojshme të automjeteve, e të cilat pengojnë në planin e grumbullimit nganjëherë , ne kemi deponuar kemi mbledhur dhe deponuar 588.000 kg mbeturina në 6 muajt e parë të vitit 2019 më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thotë Senad Ramaj.
Ai thotë se është veçanërisht krenar për performancën dhe pörkushtimin e stafit të tij që përmbushin detyrën e tyre ndaj qytetarëve pavarësisht kushteve atmosferike, edhe pse ndonjëherë ka pengesa dhe vonesa në kryerje të shërbimeve të tilla. “Lus qytetarët dhe bashkëatëdhetarët nga diaspora që kan ardhur për pushime, që të mos parkohen por të lënë hapësirë të mjaftueshme rreth hedhurinarëve kolektivë, në mënyrë që të bëhet zbrazja me kohë dhe në orar të caktuar“, apelon Senad Ramaj.
“Padyshim, kemi shumë pak hedhurinar të mëdhenj dhe shumë pak vende të caktuara në qendër të qytetit dhe apartamente të reja për të vendosur hedhurinarët. Kemi porositur tashmë 165 hedhurinar të mëdhenj mirëpo, nga fillimi i gushtit pritet të na dorëzohen”, thotë tutje Ramaj
“Është i gëzueshëm vet fakti që numri i klientëve aktivë është rritur për 500 që do të thotë, tani kryejmë shërbime gadi 22,000 klientëve. Do të doja të falënderoj veçanërisht të gjithë ata klientë, që përmes pagesës së rregullt të tarifës së caktuar, bëhet e mundëshme kryerja e shërbimeve tana”, potencon Ramaj.
Në kryerjen e shërbimeve në sipërfaqe publike, akoma tash e 3 vjet nuk ka një vendim definitiv. Prandaj, thot ai po punojnë me një kontratë të përkohshme që vlen kryesisht vetëm për qendrën e qytetit. Këtu do të ishte e dëshirueshme, që më në fund të ketë një zgjidhje, në mënyrë që të gjitha lagjet dhe sipërfaqet e qytetit të jenë nën përkujdesje dhe shërbim të mirëfillt.
“Në gjysmën e parë të vitit, disa borxhe të vjetra qe e mundur të paguhen për deponi si dhe për ATK mirëpo, për të zgjidhur të gjitha problemet që do të na nevojiten rreth 2-3 vite punë normale e në qetësi. Në përgjithësi, ne jemi në korniza të buxhetit të planifikuar, me disa dallime minimale si në të hyra dhe në shpenzime, por duhet të vazhdojmë të punojmë mirë e me përkushtim për të përfunduar vitin me realizim pozitiv të objektivave”, përmbyll në fund Senad Ramaj.