Ecja është një mënyrë shumë e mirë për të parandaluar apo luftuar disa problem shëndetësore që keni. Një ndër tyre është diabeti. Të paktën kështu thotë nnjë studim nga Universiteti Duke.
Hulumtuesit e kryen studiminduke i ndarë njerëzit në dy grupe, një në grupin e ecjes dhe një në të vrapimit. Ata kishin zbuluar se personat në grupin e ecjes kishin shfaqur të paktën 6 herë më shumë përmirësim në tolerancën e glukozës – e cila matë mënyrën se si qelizat e absorbojnë sheqerin në gjak.
Hulumtime më të hollësishme duhet të bëhen për të kuptuar se si saktësisht ecja ndikon më pozitivisht sesa vrapimi sa i përket parandalimit të diabetit, thotë bashkautori i këtij studimi, Cris a. Slentz.
Por, ata japin disa teori.
Njëra nga mundësitë është se kur performoni ushtrime modeste – si të ecësh 4 kilometra – trupi futet në rezervat e acideve dhjamore për t’u mbushur me karburant, ndryshe nga ajo kur vraponi për të njëjtën distancë.
Ky është lajm i mirë për rrezikun tuaj të diabetit: Shumë acide dhjamore mund ta bëjnë më të vështirë për trupin ta procesoj hormonin e insulinës. Dhe, nëse trupi nuk mund ta përdorë insulinën në mënyrë efektive, qelizat nuk do të jenë të afta ta absorbojnë sheqerin në gjak nga enët e gjakut.